Protesta kombëtare vazhdon edhe të shtunën në Prishtinë, Kolektivi: Shteti do të japë llogari
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për gratë e vrara do të vazhdojë edhe të shtunën, duke filluar nga ora 17:00, siç njofton Katror.info. Protestuesit do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, prej nga do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në njoftimin e tij, Kolektivi ka shkruar: “PROTESTA KOMBËTARE VAZHDON! Të shtunën në orën 17:00 mblidhemi prapë për ta vazhduar luftën tonë për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Nesër, pasnesër e çdo ditë që vijon do t’i mbushim rrugët dhe sheshet e do t’i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të jap llogari. Mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti për të vazhduar pastaj së bashku drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Dilni nga shtëpitë e bashkohuni”.
Organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave dhe bllokimin e institucioneve deri në plotësimin e kërkesave, sipas GazetaPolitika. Protestat po mbahen prej tri ditësh në Prishtinë dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen apo shkarkimin e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ndërsa të premten kërkuan shkarkime edhe në gjyqësor.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Si i dyshuar për vrasjen është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.