Ironia e studentëve në protestë, manekini me foton e Ramës vendoset në Rrugën e Durrësit
Një manekin me kostum sportiv të kuq dhe fotografinë e kryeministrit në kokë u vendos në Rrugën e Durrësit; një i ri tentoi t’i vërë flakën
Një grup studentësh solli në protestën para Ministrisë së Arsimit një manekin të veshur me kostum sportiv të kuq, të cilit i kishin vendosur në kokë fotografinë e kryeministrit Edi Rama, siç njofton BalkanWeb.
Manekini u vendos në Rrugën e Durrësit dhe një prej të rinjve tentoi t’i vërë flakën, në një akt ironik teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Ndërkohë, gjatë protestës së sotme, qytetarët tentuan të bllokonin Rrugën e Durrësit, por u penguan nga Policia, e cila i zhvendosi protestuesit në trotuare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.