☁️
Tiranë 32°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,384 ▲0.35%
DOW 52,592 ▲1.43%
NASDAQ 25,368 ▼0.43%
NAFTA 70.72 ▲0.54%
ARI 4,036 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,300 ▼ -3.26% ETH $1,563 ▼ -5.41% XRP $1.0321 ▼ -4.53% SOL $65.6900 ▼ -5.1%
S&P 500 7,384 ▲0.35 % DOW 52,592 ▲1.43 % NASDAQ 25,368 ▼0.43 % NAFTA 70.72 ▲0.54 % ARI 4,036 ▲0.68 % S&P 500 7,384 ▲0.35 % DOW 52,592 ▲1.43 % NASDAQ 25,368 ▼0.43 % NAFTA 70.72 ▲0.54 % ARI 4,036 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

Protesta për Zvërnecin, Braçe nga Kuvendi: Kam denoncuar i pari grabitjen e tokave në Vlorë!

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur në Kuvend se problemet dhe ngatërresat me pronat në Vlorë, por edhe në gjithë Shqipërinë, kanë nisur që nga viti 1993 me ligjin 7501.

“Në vitin 2009, drejtuesi i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka qenë njëri që ti e njeh shumë mirë. Meqë i përmende emrin, kam qenë i vetmi në këtë sallë që në vitet 2000-2003 kam qenë i pari që kam denoncuar grabitjen e pronave në Vlorë dhe veçanërisht në këtë territor për të cilin bëhet fjalë. Mund të hapësh gazetën Zëri i Popullit, është publikuar 200 ditë rresht, se çfarë i kishte ndodhur nga viti 1993 dhe në vijim, veçanërisht me atë procesin e turpshëm të shndërrimit të tokës që ishte fond pyjor, në tokë bujqësore, për t’u ndarë me 7501 për të gjithë ata që sot thonë jemi homogjenë grekë”, tha Braçe.

Ai ka kërkuar në seancën plenare të Kuvendit praninë e ministrave gjatë diskutimeve, duke theksuar se kjo do t’u jepte mundësi deputetëve të adresonin më drejtpërdrejt shqetësimet e tyre pas “Javës së Gjelbër”.

Sipas Braçes, seancat parlamentare janë menduar pikërisht si një hapësirë ku deputetët, pas takimeve në terren, të ngrenë problematikat përballë përfaqësuesve të ekzekutivit.

“Unë jam fajtori gjithmonë, s’ka asnjë problem. Me thënë të drejtën, këto seanca janë bërë që të gjithë deputetët që vijnë nga Java e Gjelbër dhe ngrenë shqetësimet e tyre në prani të ministrave. Pa praninë e tyre, më duket sikur flasim me veten.

Unë e kërkoj shumë ministrin e Bujqësisë, por nuk e gjej. Të hënën e kaluar, unë dhe disa bujq i kemi dërguar një shkresë zyrtare nga Kuvendi drejt drejtorisë së AKU-së, duke sjellë në vëmendje faktin se prej muajsh në treg po shitet ure me përqindje azoti më të ulët se ajo e lejuar. Është një fertilizant i domosdoshëm për drithërat.

Nuk kam marrë asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë. Këto dua t’i them edhe ministrit edhe drejtuesit të AKU-së”, u shpreh Braçe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.