☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.36 ▲0.32%
ARI 4,450 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,064 ▼ -1.7% ETH $2,470 ▼ -1.78% XRP $1.3804 ▼ -4.12% SOL $101.1200 ▼ -3.36%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.36 ▲0.32 % ARI 4,450 ▼0.23 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.36 ▲0.32 % ARI 4,450 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

Analisti Albatros Rexhaj thotë se protesta e qytetarëve në fillim ishte me pjesëmarrje të madhe e paqësore, por tani ka kaluar në radikalizëm dhe nuk janë të besueshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Rexhaj u shpreh se shqiptarët e kanë refuzuar gjithmonë radikalizmin dhe dhunën.

Rexhaj shtoi se opozita nuk ka qenë asnjëherë më larg pushtetit se këtë kohë.

“Protesta dhe opozita nuk janë e njëjta gjë. Kjo nuk ka të bëjë me opozitën. Opozita duhet të dalë me alternativa më të mira, nuk duhet të jetë politika e mohimit dhe e refuzimit, e vetmja gjë. Njerëzit, ajo pjesa që dolën në rrugë, që u deklaruan kundër qeverisë, tani te qeveria, ose te kryeministri Rama shohin njeriun racional ose të keqen më të vogël. Protesta nuk ishte opozitarizëm, por e një pakënaqësie dhe mllefi, që nuk e kishte një mekanizëm politik, ata njerëz ishin shumë paqësorë. Kjo që po shohim ditët e fundit, kjo ka përmasa të anarkisë dhe të radikalizimi politik, që shqiptarët në zgjedhje e kanë refuzuar. Kjo për mua është shqetësuese.

Ata janë të vetëdijshëm që nuk janë të besueshëm, nuk ka vetëm rëndësi se çfarë thua, por edhe se kush e thotë. Unë mendoj që protesta të ndihmon në artikulim politik, por jo në marrje të pushtetit, nëse nuk ka instrument politik. Jo nuk mendoj se është më afër pushtetit opozita, nuk ka qenë më larg se kaq pushtetit. Berishizimi është ngulitur thellë në opozitën shqiptare. Do duhen edhe dy dekada derisa opozita shqiptare të çlirohet nga berishizmi. Mungon një figurë e besueshme”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.