🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 79.71 ▲0.47%
ARI 4,035 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,769 ▲ +3.31% ETH $1,879 ▲ +5.28% XRP $1.1080 ▲ +3.67% SOL $77.6000 ▲ +3.23%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.71 ▲0.47 % ARI 4,035 ▼0.85 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.71 ▲0.47 % ARI 4,035 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

Avokati Edmond Petraj u shpreh se nga e gjithë lëvizja protestuese dhe debati publik, përfituesi politik ka qenë kryeministri Rama.

Sipas Petrajt, ndaj Ramës janë hedhur akuza të shumta, si censurimi i mediave, moslejimi i protestave dhe blerja e organizatorëve të tyre, por me kalimin e kohës këto narrativa janë zbehur.

Ai argumentoi se protestat nuk arritën të prodhonin një lidership të qartë, pasi, sipas tij, shumë figura kërkonin autorësinë e lëvizjes.

Petraj theksoi se, edhe pse Shqipëria ka probleme, protestat duhej të kishin nxjerrë një grup organizatorësh që të merrte përgjegjësinë për të ofruar alternativa dhe zgjidhje konkrete, por në vend të kësaj, sipas tij, ato u radikalizuan.

“E të gjithë këtë lëvizje dhe komunikim të lirë, ai që ka fituar është Rama. Ndaj tij është hedhur shumë baltë që censuron mediat, nuk lejon protesta, blen organizatorët e protestës. Në këtë marrëdhënie që ka evoluar nga dita e parë, ajo do të vinte duke u zbehur. Nuk prodhoi një lidership, kishte shumë personazhe që merrnin autorësinë.

Në Shqipëri ka probleme, por cila është zgjidhja? Duhet të dilte një grup organizatorësh që të merrte përsipër protestën dhe të jepte zgjidhje, por e radikalizuan protestën. Ramën, dua s’dua unë, Rama do të iki atë ditë që do ai dhe do ta japë atë ditë kur ai ka thënë, ditën e mbledhjes së parë ku Shqipëria është anëtare e BE-së.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.