☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,616 ▲0.47%
DOW 51,058 ▲0.05%
NASDAQ 27,166 ▲0.72%
NAFTA 91.86 ▲5.15%
ARI 4,518 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,422 ▼ -3.01% ETH $1,986 ▼ -0.77% XRP $1.2967 ▼ -2.34% SOL $80.7400 ▼ -1.13%
S&P 500 7,616 ▲0.47 % DOW 51,058 ▲0.05 % NASDAQ 27,166 ▲0.72 % NAFTA 91.86 ▲5.15 % ARI 4,518 ▼1.63 % S&P 500 7,616 ▲0.47 % DOW 51,058 ▲0.05 % NASDAQ 27,166 ▲0.72 % NAFTA 91.86 ▲5.15 % ARI 4,518 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Politika

Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet mjedisi. Turizmi, shtylla e zhvillimit ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Berat, foli për protestat kundër zhvillimeve në zona të mbrojtura, duke u fokusuar veçanërisht te rasti i Zvërnecit.

Rama mbrojti politikat e qeverisë së tij për mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se Partia Socialiste ka qenë ajo që ka zgjeruar ndjeshëm zonat e mbrojtura në Shqipëri.

“Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e programit të PS-së. Nuk e kanë vënë në mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne. E kemi vënë në mbrojtje ne. Shqipërinë me thuajse 20 për qind të territorit zonë të mbrojtur nga shumë herë më pak nga sa e gjetëm e kemi vizatuar ne; Partia Socialiste”, tha Rama.

Kryeministri kritikoi ashpër protestuesit dhe ata që akuzojnë qeverinë për shkatërrim të natyrës.

“Të flasësh për peizazhet dhe natyrën në përgjithësi dhe t’i kthehesh PS-së, përfshirë edhe mua këtu duke i parë i treguar me gisht si rreziku, ky është kulmi. Dhe ky është kulmi që mund ta arrijë verbëria e kombinuar me dizinformimin, që mund të arrijë injoranca e kombinuar me manipulimin, që mund të arrijë keqdashja ndaj këtij vendi e kombinuar me ata që e duan realisht këtë vend por që të përfshirë emocionalisht nuk informohen”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar protestave në Tiranë, Rama pyeti drejtpërdrejt se kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin dhe natyrën: “Ka një protestë në Tiranë protestohet për të mbrojtur natyrën. Kush e ka kërcënuar natyrën. Protestohet për të moslejuar shkatërruar biodiversitetin, po kush e ka vendosur në rrezik biodiversitetin. Protestohet sepse është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci, po kush e ka hequr, dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zonë e mbrojtur ka qenë”.

Ai sqaroi se Zvërneci ka qenë dhe mbetet zonë e mbrojtur: “Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5, kështu është edhe sot, kështu do të jetë edhe nesër”.

Sipas Ramës, debati real nuk është nëse do të mbrohet apo jo biodiversiteti, pasi kjo mbetet detyrë themelore e qeverisë në raport me çdo investitor.

Ai theksoi se peizazhi i Zvërnecit ka qenë dhe do të mbetet i mbrojtur, por Shqipëria duhet të gjejë balancën midis mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik, sidomos nëpërmjet turizmit.

“Debati real sot nuk është a do mbrohet a po nuk do të mbrohet biodiversiteti sepse kjo është pjesë e pandashme e detyrave dhe e punës sonë si qeveri në raport me çdo lloj investitori. Debati nuk është a do hiqet apo do rrijë si peizazh si mbrojtur. Ajo ka qenë dhe do rrijë si peizazh i mbrojtur. Çfarë Shqipërie do të zhvillojmë ne dhe si do ta rrisim ne Shqipërinë ekonomikisht nëse ne kur industrinë tonë kryesore kemi turizmin. Dhe turizmi zhvillohet nga ato vende që respekt për mjedisin dhe nxjerrin mësime nga gabimet e bëra në të shkuarën”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.