☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 95.62 ▼0.45%
ARI 4,457 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▼ -1.25% ETH $2,474 ▼ -1.09% XRP $1.3859 ▼ -3.63% SOL $101.7300 ▼ -2.86%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.62 ▼0.45 % ARI 4,457 ▼0.09 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.62 ▼0.45 % ARI 4,457 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Protestat, Vangjeli: Sot kutitë hapen dhe nuk ka më plumba ndaj protestuesve

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protestat e zhvilluara në vend kanë sjellë një fitore konkrete dhe të pakthyeshme për të drejtën e qytetarëve për të protestuar pa u frikësuar nga dhuna shtetërore.

“Sot kutitë hapen dhe falë asaj proteste, kjo tashmë është një e drejtë ligjore. Falë atij cikli protestash ka një të vërtetë e cila nuk ndryshon”, – deklaroi Vangjeli.

Ai theksoi se pavarësisht numrit të protestuesve, një realitet i ri është krijuar:“1, 100, 1 mijë apo 1 milion veta të jenë në shesh, kurrë nuk do të ketë më plumba nga godina e kryeministrisë dhe kjo prapë është thelbësore”.

Vangjeli e cilësoi këtë si një garanci të fortë, të vulosur edhe me gjak.

“Unë besoj se kjo është garanci e vulosur tashmë edhe me gjak. Për fat të keq nuk do të ketë më plumba ndaj protestuesve. As gaz të mos ketë, as makina me ujë mos ketë, as molotovë nga krahu tjetër. Plumba nuk ka më”, deklaroi ai.

Sipas Vangjelit, ky është një prej rezultateve më të rëndësishme të valës së protestave të viteve më parë, që ka transformuar marrëdhënien midis qytetarëve dhe forcave të rendit gjatë tubimeve publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.