PS kërkon përjashtimin për sulmin në Parlament, reagon Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjeni 4 vjet! Frikën e Ramës nuk keni p�
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot (9 tetor)pasi Partia Socialiste kërkoi për të përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
“Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot”, shprehet Bardhi.
Më tej ai thekson se:
“Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh”, shton më tej Bardhi.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.