Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin, Merz: Absolutisht imorale
Kancelari gjerman Friedrich Merz këtë të premte ka deklaruar se është “thellësisht i indinjuar” nga vizita e ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroder për ditëlindjen e presidentit rus, Vladimir Putin. Kështu ka deklaruar në Berlin zëvendëszëdhënësi i qeverisë, Steffen Meyer.
Sipas Meyer, Putin mban përgjegjësinë për luftën në Ukrainë dhe urdhrat e tij shkaktojnë çdo ditë vuajtje të paimagjinueshme, viktima civile, familje të shkatërruara dhe njerëz të panumërt të vrarë apo të plagosur.
Në këtë kontekst, Merz e konsideron “absolutisht imorale” që Schröder-i ta vizitojë liderin rus, raporton ntv.
Kremlini njoftoi më herët se Vladimir Putin e festoi ditëlindjen e tij të 74-t në shoqërinë e ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroder. Më 7 tetor, Schröder-i ndodhej në Moskë, ku vizitoi edhe “Globus”. Ai së fundmi ka marrë një pozicion pune pranë kësaj zinxhir-shitëseje në Rusi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.