“Goebbelsi po duartroket nga ferri”: Ministria e Jashtme e Izraelit kritikon ashpër fituesen e re të Çmimit Nobel për Paqe
Ministria e Jashtme e Izraelit ka dalë këtë të premte me një reagim në mediat sociale teksa e akuzon fituesen e re të Çmimit Nobel për Paqe, Navi Pillay-n për përhapjen e gënjeshtrave, urrejtjes dhe akuzave të rreme e dashakeqe kundër Izraelit.
Ministria i cilësoi akuzat për gjenocid ndaj Izraelit si “gënjeshtra më e madhe e shekullit të 21-të” dhe e përshkroi vendimin për t’i dhënë Pillay-t Çmimin Nobel për Paqe si një përpjekje për të legjitimuar urrejtjen dhe paragjykimet kundër Izraelit përmes një çmimi prestigjioz ndërkombëtar.
Pillay më parë ka kryesuar një komision të OKB-së që e akuzoi Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës. Izraeli i hedh poshtë kategorikisht ato përfundime.
“Nëse do të kishte një çmim për gënjeshtra, urrejtje dhe shpifje gjaku, Navi Pillay nuk do të ishte thjesht një pretendente. Ajo do të ishte një favorite. Roli i saj në demonizimin e pamëshirshëm dhe të motivuar politikisht të Izraelit dhe promovimin e gjeno-gënjeshtrave flet shumë.
Dhënia e Çmimit Nobel për Paqen Pillay nuk është një njohje e drejtësisë. Është armatosja groteske e një çmimi për të legjitimuar urrejtjen dhe paragjykimet anti-Izrael. Tani që komisioni i Nobelit ka shpërblyer gënjeshtrën më të madhe të shekullit të 21-të, Joseph Goebbels me siguri po duartroket nga ferri”, thuhet në reagimin e ministrisë izraelite.
If there were an award for lies, hatred, and blood libels, Navi Pillay wouldn’t just be a contender. She’d be a frontrunner.Her role in the relentless, politically motivated demonization of Israel and promotion of the genoLIE speaks volumes.Awarding Pillay the Nobel Peace…



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.