☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.93 ▲0.03%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.18% ETH $2,350 ▲ +1.69% XRP $1.3236 ▲ +2.41% SOL $101.3100 ▲ +0.95%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.93 ▲0.03 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.93 ▲0.03 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Politika

PS-LSI, gati pakti për zgjedhjet. Rama-Meta takohen të dielën

Burimet nga Partia Socialiste e LSI konfirmojnë se marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet vendore është drejt përfundimit dhe besohet se ajo do të shpallet javën e ardhshme.

Ndryshe nga më parë nuk do të ndahen bashkitë, por të drejtat e propozimit, pra cila parti ka të drejtë të propozojë kandidatin për njësinë përkatëse, ndërkohë që partia tjetër jep ose jo pëlqimin.

Kjo formulë synon fuqizimin e cilësisë së kandidatëve të cilët pas pëlqimit do të jenë kandidatë të përbashkët të aleancës PS-LSI.

Flitet se pas takimit të së dielës me Metën në selinë e PS në orën 11:00, Rama do të takohet edhe me Idrizin e më pas me Dulen, ndërkohë që nuk konfirmohet një burim i cili informon se po punohet edhe për një takim mes Ramës e Bamir Topit.

Një ditë më parë PDIU mandatoi Shpëtim Idrizin për të negociuar me dy forcat e mëdha politike, por besohet se marrëveshja me Partinë Socialiste është shumë pranë. Ndërkohë, bisedime janë zhvilluar më herët edhe me shumë parti të tjera të vogla joparlamentare, por vetoja kryesore për kandidatët është mes dy partive të mëdha të koalicionit PS dhe LSI.

Prej javësh janë zhvilluar konsultime bazuar edhe në numrin e votave të secilës parti për bashki të ndryshme. Ditë pas dite ndasitë janë sheshuar dhe tashmë dy partitë kryesore të mazhorances janë pranë shpalljes së marrëveshjes mes tyre dhe rrjedhimisht edhe të kandidatëve që koalicioni do të mbështesë në bashkitë sipas ndarjes së re territoriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.