PS mbledh Grupin Parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)
Partia Socialiste këtë të hënë mbledh Grupin Parlamentar. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Siç shihet edhe nga pamjet para Kryesisë së Kuvendit, Rama ka mbërritur teksa pritet për pak minuta të nisë mbledhja.
Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, në fokus të këtij takimi me dyer të mbyllura janë masat ligjore ndaj protestave dhe nismat për dëmshpërblimin e bizneseve.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.