☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Publikohet raporti preliminar i të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë, dokumentohen mbi 12 mijë viktima

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë lansimit të Raportit të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), tha se raporti dokumenton masakrat, dhunën dhe shkatërrimin e kryer gjatë luftës në Kosovë, duke ruajtur dëshmitë për viktimat dhe krimet e luftës.

Kurti bëri me dije se raporti dokumenton gjithsej 12.230 viktima të luftës për periudhën nga janari 1998 deri më 20 qershor 1999.

“Çdo numër përfaqëson njerëzit tanë të dashur që humbën jetën, familjet që u shkatërruan dhe mungesën e madhe që vazhdon të ndihet me dhimbje”, u shpreh ai.

Duke veçuar krimet ndaj fëmijëve, Kurti tha se raporti dokumenton vrasjen e 1.247 fëmijëve të moshës 0 deri në 17 vjeç, ndërsa 94 të tjerë humbën jetën si pasojë e kushteve të luftës. Sipas tij, ende nuk dihet fati dhe vendndodhja e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë.

“Vrasja e mbi 1.000 fëmijëve, përtej faktit se përbën një statistikë tragjike, mbetet një plagë e thellë në ndërgjegjen dhe kujtesën e shoqërisë sonë”, theksoi Kurti.

Sipas Kurtit ky raport është rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i përkushtimit institucional për të përmbushur përgjegjësinë ndaj viktimave të luftës, familjeve të tyre dhe historisë sonë.

“Për më shumë se dy dekada, dokumentimi i viktimave të luftës është bërë nga institucione të ndryshme, organizata vendore e ndërkombëtare, studiues dhe individë. Secili prej tyre ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e fakteve dhe dokumentimin e luftës”, tha ai.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës e ka mbështetur këtë punë, ndërsa Instituti është themeluar pikërisht mbi këtë bazë, jo për të zëvendësuar atë që të tjerët kanë bërë ndër vite, por për ta verifikuar, sistemuar dhe institucionalizuar atë.

Kurti theksoi se përmes këtij raporti synohet të ruhet e vërteta historike mbi krimet e kryera gjatë luftës dhe të forcohen përpjekjet për drejtësi e llogaridhënie, duke nënvizuar se kujtesa institucionale është thelbësore për brezat e ardhshëm dhe për të mos lejuar mohimin e krimeve. /RTK/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.