☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.50 ▼0.91%
ARI 4,324 ▼1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,476 ▲ +0.79% ETH $2,426 ▲ +0.87% XRP $1.2985 ▲ +0.73% SOL $98.9900 ▲ +1.79%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.50 ▼0.91 % ARI 4,324 ▼1.45 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.50 ▼0.91 % ARI 4,324 ▼1.45 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
17 Sht 2026
Breaking
Kosova

​“Punëtori frikësohet të shkojë në punë sepse potencialisht mund ta humb jetën”

Viktima që vdiq të martën në Zubin Potok, ishte e 20-ta që pësoi në vendin e punës, vetëm në vitin 2026.

Lidhur me këto raste dhe rrezikshmërinë të cilës i nënshtrohen punëtorët kosovarë, sot u protestua, me një aksion simbolik, para Inspektoratit Qendror të Punës në Prishtinë.

Kjo ngjarje u organizua nga Instituti për Aksion Afirmativ, përfaqësuesi i të cilit, Lisjan Perolli tha se nga viti 2021 deri më 2026, 99 kosovarë vdiqën në vendpunishte, nëpër të cilat, siç tha ai, është shumë rrezik të punohet.

“Dje, një punëtor e humbi jetën në vendin e punës në Zubin Potok, 27-vjeçar. Është punëtori i 20-të që vetëm në vitin 2026 e ka humbur jetën. Pra punëtori i 20-të. Prej vitit 2021 deri në vitin 2026, 99 punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e punës për shkak të rrezikshmërisë në vendpunishte. Edhe ne, e vetmja gjë që kemi dëgjuar prej qeverisë gjatë këtyre viteve është inspektimi edhe rritja e inspektorëve. Herë thanë që inspektorët kanë me u rritur në numër në 400, pastaj thanë kanë me u dyfishuar, pastaj thanë kanë me u trefishuar, edhe sivjet në zgjedhjet e fundit thanë që numri i inspektorëve ka me u rritur në 200. Po gjatë këtyre viteve, numri ka mbetur po i njëjtë, pak mbi 50”, tha Perolli.

Ai tha se synimi i Qeverisë duhet të jetë ndërtimi i mekanizmave të rinj që parandalojnë fatalitetin në punë.

“Çka duhet me ndodhur tash është shumë e rëndësishme. E para: Synimi i qeverisë do të duhej me qenë që të ndërtojë mekanizma të rinj përmes të cilëve e parandalon fatalitetin në vendin e punës edhe e rrit sigurinë edhe i parandalon lëndimet”, tha ai.

Më tej, ai thekson faktin se sot punëtori frikësohet të dalë në punë për shkak të mundësisë për të humbur jetën dhe se sipas tij, kjo duhet të ndryshojë.

Perolli potencoi se të gjitha vdekjet e deritashme të punëtorëve mund të ishin parandaluar nëse do të merreshin masa për sigurinë në vendin e punës.

“Sot punëtori frikësohet kur zgjohet nga gjumi për me dalë në punë sepse potencialisht mundet me e humbur jetën. Edhe kjo duhet me ndryshuar. Secila prej këtyre vdekjeve, prej këtyre 20-ve që i shënuam simbolikisht tek ky institucion, kanë mundur me qenë të parandaluara po të ishin marrë masa rreth sigurisë në vendin e punës. Është përgjegjësi e institucioneve që këtë gjë ta rregullojnë edhe është përgjegjësi sidomos e kësaj qeverisje e cila ka ardhur duke pretenduar një farë ndryshimi mbi trendin, e fatkeqësia është që trendi po vazhdon të jetë në rritje”, tha ai. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.