☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,996 ▲ +0.66% ETH $2,266 ▲ +0.75% XRP $1.2524 ▲ +0.33% SOL $95.0400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë

Mbi 76 mijë e 700 shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës kufitare të Morinës vetëm në 12 orët e fundit.

Shifra shënon ditën me fluksin më të lartë të lëvizjeve përgjatë këtij viti, në një periudhë kur sezoni turistik ka arritur kulmin.

Pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit po i drejtohen Shqipërisë për pushimet verore, ndërsa në rritjen e lëvizjeve po ndikon edhe mbërritja e diasporës.

Sipas të dhënave zyrtare, në 12 orë janë regjistruar 41 mijë e 183 hyrje dhe 35 mijë e 584 dalje.

Pavarësisht fluksit të lartë, në Morinë nuk janë krijuar radhë. Aktualisht pika kufitare po operon me 12 sportele, ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe kosovarë vijon lëvizja e lirë.

Shqipëria mbetet një prej destinacioneve të preferuara për turistët dhe emigrantët, jo vetëm për plazhet, por edhe për natyrën dhe bukuritë që ofron, raporton Top Channel.

Procedurat e kalimit kufitar dhe orientimi i automjeteve në rrugët e vendit, sipas pushuesve, po zhvillohen në përputhje me rregullat evropiane. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.