☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 100.10 ▼2.32%
ARI 4,397 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,333 ▼ -0.98% ETH $2,476 ▲ +0.2% XRP $1.3537 ▼ -2.04% SOL $99.8600 ▼ -1.32%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.10 ▼2.32 % ARI 4,397 ▼0.24 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.10 ▼2.32 % ARI 4,397 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Sporti

Qemail Elshani, i shtati futbollist nga Kosova që luan te Partizani

ccccQemail Elshani, i shtati lojtar nga Kosova që luan te Partizani pas Astrit Fazlliut, Mentor Mazrekajt, Labinot Ibrahimit, Arbnor Fejzullahut dhe Ylber Ramadanit. Kur firmosi në Tiranë kontratën 3-vjeçare me Partizanin, Elshani i qetësoi tifozët dhe klubin që prisnin ta lejonte Ferronikeli dy ditë më parë.

I njoftuar nga drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, Elshani tha se ishte shumë i lumtur që u bashkua me Partizanin, që besohet se ka më shumë përkrahës në Shqipëri e Kosovë. Titulli kampion që i mungon Partizanit të themeluar në 4 shkurt 1946, prej vitit 1993, është siç tha, qëllimi i 24-vjeçarit Qemail Elshani.

“Jam mjaft i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur pasi do të jem pjesë e ekipit më popullor në Shqipëri. Premtoj se do të jap më të mirën time për të realizuar objektivat që klubi ka për këtë sezon, fitimin e titullit kampion”-tha ai. Elshani u bashkua me skuadrën e trajnerit të sapoemëruar Andrea Agostineli nga Italia në seancën e sotme stërvitore.

Partizani ka fituar 15 herë titullin kampion, 15 herë Kupën e Shqipërisë, 1 herë Superkupën e Shqipërisë dhe një herë Kupën Ballkanike në 1970 kundër bullgarëve të Beroe Stara Zagorës. Skënderbeu udhëheq tabelën me 43 pikë drejt titullit të gjashtë radhazi kampion dhe të shtatit në histori, kurse Partizani i dyti ka 40 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.