Qeveria: 20 % shtesë page për anëtarët e komisioneve të vlerësimit për vettingun
Qeveria është e vendosur të mbështesë organet e Reformës në Drejtësi. Qeveria ka vendosur sot, shumën shtesë me 20% të pagesës së anëtarëve të komisioneve të vlerësimit për vettingun.
“Këshillimi i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për pagesën e shtesë të anëtarëve të komisioneve të vlerësimit. Shumën shtesë të masës 20% të pagesës së përcaktuar me ligj. Qeveria tregon me këtë vendim angazhimin serioz për këtë reformë. Institucionet e reja janë gati të fillojnë nga procesi që sot. Qeveria është e angazhuar që procesi të nisë sa më parë. Mezi pritet edhe nga qytetarët që të japë rezultatet e para. Tani mbetet të drejtohet nga vetë organet e vettingut vullneti dhe angazhimi për këtë proces”, tha Gjonaj.
Paga për komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe për komisionerët publik është rreth 3 mln lekë, pasi ata marrin pagën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ndërsa për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është diçka më shumë, mbi 3.2 mln lekë të vjetra, sepse kjo pagë llogaritet duke iu referuar pagës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në ligj janë përcaktuar pagat bazë referuese.