☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 102.84 ▼1.48%
ARI 4,547 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,875 ▼ -0.17% ETH $2,135 ▲ +0.65% XRP $1.3851 ▼ -0.68% SOL $85.2200 ▲ +0.13%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 102.84 ▼1.48 % ARI 4,547 ▼0.24 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 102.84 ▼1.48 % ARI 4,547 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

Rama prezanton drejtorin e AKU-së: Fund korrupsionit

Duke prezantuar drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismailin, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në këtë institucion duhet të marrin fund njëherë e mirë praktikat korruptive, të cilat sipas tij kanë çuar në një situatë të papranueshme.
“Ky është një institucion që nuk duhet harruar sepse lidhet direkt me sigurinë e jetës dhe standardet që Shqipëria duhet të përmbushë për të qenë pjesë e familjes europiane”, ka deklaruar Rama. Sipas kreut të qeverisë, aktualisht AKU është një institucion që vë gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dyqane dhe tregtarë të vegjël dhe që nuk përmbush misionin e vet. Ai ka paralajmëruar fundin e kësaj praktike, të cilën AKU e aplikon edhe në dogana.
Nga ana tjetër, Rama ka folur për paaftësi në administratën e këtij institucioni, ku punonjësit sipas tij kanë hyrë vetëm për të përfituar e jo për të punuar.
“Sot ka ende pajisje laboratorike që janë në kuti prej vitesh sepse nuk di t’i përdorë njeri. Dhe nuk ka kush t’i përdorë sepse njerëzit janë futur në AKU vetëm për t’u dhënë një rrogë e jo për të bërë punën”, ka thënë Rama.
Në këto kushte, ka vijuar ai, “duhet të largojmë AKU-në nga thundra e pushtetit të tepsisë”. “Edhe këtu ka njerëz që duhet ta kuptojnë që duhet të largohen vetë. AKU është një vatër e infektuar nga korrupsioni e ku gjobëvënia për qëllime korruptive është standard”, ka pohuar Rama.
Më tej gjatë fjalës së tij, kryeministri ka paralajmëruar edhe mbylljen e të gjitha thertoreve në rrugë, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që i ka ato.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.