QEVERIA E MALIT TË ZI KA SHPALLUR 1 DHE 2 SHTATORIN, DITË ZIE NË MBARË MALIN E ZI
Foto: Ilustrim
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur të martën, 1 shtator, dhe të mërkurën, 2 shtator, ditë zie në mbarë Malin e Zi, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Danillovgrad.
Vendimi është marrë mbrëmjen e së hënës, pas marrjes së pëlqimit nga anëtarët e Qeverisë.
Gjatë ditëve të zisë, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi, flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat e institucioneve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike.
Gjithashtu, gjatë ditëve të zisë nuk do të zhvillohen programe publike, kulturore dhe argëtuese në hapësirat publike, ndërsa në objektet e gastronomisë nuk do të transmetohet muzikë.
Qeveria ka bërë të ditur se mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara që programet e tyre t’i përshtatin me shënimin e ditëve të zisë.
“Presidenti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë së Malit të Zi shprehin ngushëllimet e tyre të thella për familjet dhe miqtë e viktimave”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.