☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.34 ▲2.29%
ARI 4,380 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,738 ▼ -0.69% ETH $2,477 ▼ -1.89% XRP $1.3410 ▼ -1.69% SOL $99.6400 ▼ -2.04%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.34 ▲2.29 % ARI 4,380 ▼0.66 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.34 ▲2.29 % ARI 4,380 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
14 Sht 2026
Breaking
Kosova

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës e ka votuar të dielën Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim. Me këtë votim, Kurti ka siguruar mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.

Qeveria e re u votua vetëm disa orë pas konstituimit të Kuvendit, më 13 shtator 2026, ndërsa përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Seanca për zgjedhjen e Qeverisë u bojkotua nga tri partitë kryesore opozitare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca.

Kurti, nga 53 deputetë sa i ka Lëvizja Vetëvendosje, mori edhe tetë vota nga deputetët e komuniteteve joserbe dhe votën e Nenad Rashiqit. Në anën tjetër, nëntë deputetë të Listës Serbe votuan kundër.

Megjithatë, votimi i Qeverisë nuk e ka mbyllur krizën institucionale që e ka përcjellë Kosovën për muaj të tërë. Përkundrazi, menjëherë pas votimit, përplasja politike është zhvendosur te çështja e konstituimit të Kuvendit dhe kushtetutshmërisë së Qeverisë së re.

PDK dhe Aleanca paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese

PDK-ja dhe Aleanca kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen menjëherë Gjykatës Kushtetuese, duke e kundërshtuar mënyrën se si është konsideruar i përfunduar konstituimi i Kuvendit.

PDK-ja e ka kundërshtuar interpretimin se Kuvendi është konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e saj.

Kjo parti këmbëngul se nuk e ka refuzuar propozimin për nënkryetar, por është tërhequr përkohësisht nga procesi në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Sipas PDK-së, për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar plotësisht.

“Duke mos refuzuar, Kuvendi s’ka mundur të konstituohet”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media.

Gruda ka ngritur pikëpyetje edhe për trajtimin e procedurave parlamentare nga shumica, duke pyetur pse LVV-së nuk iu mohua e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit në rrethana kur, sipas tij, nuk ishte thirrur vazhdimi i seancës çdo 48 orë, siç përcaktohet me Rregulloren e Kuvendit.

Edhe Aleanca e ka kontestuar legjitimitetin e Qeverisë së re.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

“Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka deklaruar Gjini.

Kurti fton PDK-në për bashkëpunim

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, pas votimit të Qeverisë, i ka bërë thirrje PDK-së që të rikthehet në procesin parlamentar dhe të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit.

Kurti ka thënë se institucionet duhet të fillojnë punën dhe se nuk duhet të humbet kohë me procedura.

“Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka kërkuar nga PDK-ja që të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit dhe të angazhohet edhe në punën e komisioneve parlamentare.

Edhe LDK-ja konteston Qeverinë

Edhe nga LDK-ja janë ngritur pretendime për kushtetutshmërinë e Qeverisë së re.

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se Qeveria është votuar nga një Kuvend që, sipas tij, nuk është konstituuar plotësisht.

“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese”, ka deklaruar Shala.

Ndërkohë, deputetë të tjerë të LDK-së, përfshirë Hykmete Bajramin dhe Ermal Sadikun, janë fokusuar më shumë te programi i prezantuar nga Kurti, duke e cilësuar atë si të vjetër dhe të përsëritur.

Tash në rend dite presidenti apo zgjedhjet

Me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, tashmë nis të rrjedhë afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Përkundër formimit të Qeverisë së re, kriza institucionale në Kosovë nuk është mbyllur. Përplasja për mënyrën e konstituimit të Kuvendit pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa paralelisht nis gara politike për zgjedhjen e presidentit – një proces nga i cili mund të varet nëse vendi do të hyjë apo jo në zgjedhje të reja./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.