🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 84.17 ▼0.34%
ARI 4,133 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,624 ▲ +0% ETH $1,920 ▲ +0.04% XRP $1.0808 ▼ -0.62% SOL $74.0900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.17 ▼0.34 % ARI 4,133 ▲0.89 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.17 ▼0.34 % ARI 4,133 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

Qeveria miraton shpërblime për Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit, Nufi: Të merituara, ishin në vijën e parë të frontit

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas mbledhjes së qeverisë këtë të enjte, bëri me dije se është miratuar vendimi për shpërblimin e zjarrfikësve dhe pjesëtarëve të Forcave të Armatosura që janë angazhuar në operacionet masive për fikjen e zjarreve në vend.

Ai deklaroi se mbi 1,380 forca tokësore, së bashku me mjetet zjarrfikëse dhe flotën e helikopterëve, kanë bërë të mundur shuarjen e 27 vatrave të zjarrit në të gjithë territorin, ndërsa po vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka për neutralizimin e vatrës aktive në zonën e Dajtit.

“Shpërblimi për Forcat e Armatosura sot është miratuar vendimi i Këshillit të Ministrave i cili autorizon njësitë e pushtetit vendor që të japin shpërblime për zjarrfikëset që janë pranë tyre dhe ka miratuar shpërblimet për të gjithë forcat e armatosura që janë angazhuar me situatën e zjarreve. Situata tashmë është menaxhuar në mënyrë shumë të mirë. Kemi mbi 27 vatra masive zjarri që janë shuar në Republikën e Shqipërisë ku janë mbi 1380 forca që janë angazhuar në shuarjen e këtyre zjarreve dhe kapacitetet si asnjëherë tjetër kanë qenë operacionale. Mjetet, zjarrfikëset dhe flota e helikopterëve që është në dispozicion për shuarjen e këtyre zjarreve janë mbi 90 mjete aktive, mbi 5 helikopter që janë aktiv.

Deri tani fal koordinimit shumë të mirë dhe përgatitjes janë shuar 27 vatra zjarri. Aktualisht kemi një situatë zjarri në Dajt dhe janë mbi 120 forcë që po punojnë për shuarjen e zjarrit, janë dy helikopter që po zhvillojnë shuarjen e zjarrit nga ajri. Besoj dhe jam i bindur që ky shpërblim do shkojë në vendin e duhur dhe është i merituar për njerëzit e punës dhe janë në vijën e parë të frontit dhe garantojnë që situata të jetë e menaxhuar”, u shpreh ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.