☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,652 ▼ -1.4% ETH $2,366 ▼ -1.65% XRP $1.2793 ▼ -3.44% SOL $101.6700 ▼ -2.68%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Qeveria ndan mbi 1.1 milion euro për rrugë në katër komuna

Katër komuna të Kosovës, tri nga të cilat qeverisen nga Vetëvendosje, kanë përfituar 1 milionë e 150 mijë euro nga qeveria për të realizuar projekte rrugësh në territoret e tyre.

Nga këto mjete do të përfitojnë Mitrovica e Jugut, Fushë Kosova, Graçanica dhe Obiliqi.

Komuna që ka kryetar Faton Pecin, sipas Ministrisë së Infrastrukturës merr 500 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Terstenë, Kutllofc dhe Vllahi.

Ndërkaq, në kuadër të një projekti të përbashkët ndërmjet komunave Fushë Kosovë dhe Graçanicë, do të financohet rehabilitimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”, në të parën, dhe rehabilitimi i asaj “Uglari”, në të dytën. Vlera totale e këtij projekti është 200 mijë euro.

Po ashtu, në Komunën e Obiliqit do të investohen 450 mijë euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh Plemetinin me Hamidinë dhe Sibocin, si dhe për ndërtimin e sistemit të ndriçimit publik.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e këtyre komunave.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve u mor sot në mbledhjen e qeverisë në detyrë, që u udhëhoq nga kryeministri Albin Kurti. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.