☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,652 ▼ -1.4% ETH $2,366 ▼ -1.65% XRP $1.2793 ▼ -3.44% SOL $101.6700 ▼ -2.68%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Ambasadori gjerman: Radoiçiq dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

Rudolph për KP theksoi se Gjermania e ka bërë të qartë në disa raste qëndrimin e saj për përgjegjësinë e personave të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

“Ne kemi thënë shumë qartë në shumë raste se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para gjykatës”, deklaron Rudolph.

Duke folur për zgjedhjet në Serbi, ku shqiptarët po garojnë të bashkuar, si dhe për raportimet për presion dhe propagandë gjatë fushatës, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur shpresën për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Unë jam ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe nuk do të komentoj për procesin e brendshëm në Serbi. Por, ajo që mund të them është se shpresoj shumë që të krijohen kushtet për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe, në fund, për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, nënvizon Rudolph.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.