🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,751 ▲0.3%
DOW 53,814 ▲0.04%
NASDAQ 26,589 ▲0.54%
NAFTA 82.98 ▼0.26%
ARI 4,474 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,346 ▼ -0.15% ETH $1,880 ▲ +0.49% XRP $1.0083 ▼ -0.49% SOL $75.6400 ▲ +0.16%
S&P 500 7,751 ▲0.3 % DOW 53,814 ▲0.04 % NASDAQ 26,589 ▲0.54 % NAFTA 82.98 ▼0.26 % ARI 4,474 ▲0.74 % S&P 500 7,751 ▲0.3 % DOW 53,814 ▲0.04 % NASDAQ 26,589 ▲0.54 % NAFTA 82.98 ▼0.26 % ARI 4,474 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kosova

Qeveria në detyrë, ndan 100 mijë euro për DokuFest dhe miraton një sërë emërimesh

Komisionet e pranimit janë emëruar për pozitat e drejtorëve ekzekutivë në Agjencinë Qendrore të Prokurimit, Thesarin e Kosovës, Agjencinë Kosovare për Standardizim, Agjencinë për Pronësi Industriale, Agjencinë për Siguri Kibernetike, Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencinë për Inovacion dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Agjencinë Antidoping, Agjencinë e Sportit, Agjencinë për Zhvillimin e Rinisë, Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Po ashtu, janë miratuar komisionet për përzgjedhjen e Kryeinspektorit në Inspektoratin e Tregut, Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Në fushën e investimeve dhe infrastrukturës, Qeveria ka miratuar shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin e pronave ish-shoqërore të Kombinatit Industrial Bujqësor “Mladost”, të cilat preken nga projekti për ndërtimin e Zonës Ekonomike për Mërgimtarët në zonën kadastrale të Godancit të Poshtëm në komunën e Shtimes.

Gjithashtu, është miratuar shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësimin e pronave të nevojshme për ndërtimin e një objekti administrativ për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në komunën e Prishtinës.

Ndër vendimet e tjera, Qeveria ka aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, si dhe ka miratuar themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.

Një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje ishte ndarja e 100 mijë eurove për mbështetjen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

Sipas Qeverisë, kjo mbështetje financiare përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në promovimin ndërkombëtar të Kosovës, duke pasur parasysh se festivali tërheq çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Qeveria vlerësoi se, përmes reputacionit dhe shtrirjes së tij ndërkombëtare, DokuFest kontribuon në forcimin e imazhit të Kosovës si një vend me skenë kulturore dinamike, shoqëri të hapur dhe potencial të rëndësishëm turistik e kreativ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.