☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.57%
DOW 52,329 ▲1.08%
NASDAQ 25,605 ▲0.66%
NAFTA 96.61 ▼7.21%
ARI 3,980 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,489 ▼ -0.83% ETH $2,269 ▼ -0.04% XRP $1.2500 ▼ -0.08% SOL $93.4700 ▼ -1.38%
S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 % S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

QIKA kërkon shkarkimin e gjyqtarit Migjen Kastrati pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka zhvilluar të hënën një aksion para Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), duke kërkuar përgjegjësi disiplinore për gjyqtarin Migjen Kastrati dhe zyrtarët e tjerë gjyqësorë të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra disa ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje nga dhuna në familje.

Përmes këtij aksioni, QIKA ka kundërshtuar vendimin për masat mbrojtëse ndaj Zekajt, duke e cilësuar të pamjaftueshme distancën prej dy metrash nga bashkëshorti i saj, nga i cili kërkonte mbrojtje.

“Dy metra. Kaq ishte distanca që gjyqtari Migjen Kastrati e konsideroi të mjaftueshme për ta mbrojtur Arlinda Zekajn nga dhuna brenda shtëpisë së saj. Dy metra mes një gruaje që kishte denoncuar dhunën dhe burrit nga i cili kërkonte mbrojtje. Arlinda kërkoi mbrojtje, por drejtësia ia mati rrezikun me metër. Pak ditë më vonë, atë e vranë”, thuhet në reagimin e QIKA-s.

Organizata ka theksuar se aksioni para KGJK-së synon të vërë në pah dështimet institucionale dhe pasojat e vendimeve që, sipas saj, nuk ofrojnë mbrojtje efektive për gratë që përballen me dhunë.

QIKA i është referuar edhe një raporti të Ministrisë së Drejtësisë, sipas të cilit, Gjykata Themelore në Pejë kishte shkelur afatet ligjore në trajtimin e rastit.

Sipas organizatës, një procedurë që duhej të përfundonte brenda shtatë ditëve ishte zvarritur për më shumë se një muaj. Arlinda Zekaj e kishte kundërshtuar vendimin fillestar më 9 shtator, ndërsa aktvendimi ishte nxjerrë më 16 tetor.

QIKA ka bërë të ditur se më 17 shtator, Zekaj i ishte drejtuar kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, duke paralajmëruar për vonesat dhe rrezikun për jetën e saj. Përgjigjen, sipas organizatës, e kishte marrë më 20 tetor, kur i ishte thënë se gjyqtari kishte vepruar brenda afateve ligjore.

Po atë ditë, Zekaj kishte paralajmëruar sërish se neglizhenca institucionale mund t’i kushtonte me jetë.

Ndërkohë, më 20 dhe 21 tetor, Qendra për Punë Sociale e kishte njoftuar gjyqtarin Migjen Kastrati se urdhri mbrojtës nuk po zbatohej. Sipas QIKA-s, raporti i Ministrisë së Drejtësisë nuk evidenton veprime të mëtejshme ligjore nga ana e gjyqtarit pas këtyre njoftimeve.

Organizata ka kritikuar gjithashtu mungesën e masave konkrete disiplinore ndaj gjyqtarit Kastrati dhe kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj.

Sipas QIKA-s, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar një komunikatë dhe ka kryer inspektim, por ende nuk ka dhënë përgjigje për përgjegjësinë disiplinore lidhur me shkeljet dhe mosveprimet e pretenduara.

Në fund, QIKA ka paraqitur katër kërkesa: nisjen e procedurave disiplinore, shkarkimin e gjyqtarit Migjen Kastrati, hetimin e përgjegjësisë së të gjithë zyrtarëve gjyqësorë të përfshirë dhe publikimin e plotë të gjetjeve të inspektimit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.