Rajoni

Qindra njerës dhe personalite në varrimin e udhëheqësit të SDP-së, Oliver Ivanoviq në Serbi

Sot u bë varrimi i udhëheqësit të SDP-së, Oliver Ivanoviq në Serbi, ndërsa më gjithë euforinë për dënimin e vrasjes së tij, për të përcjellur në banesën e fundit nuk u mbajt asnjë fjalim.

Ishte paralajmëruar se në emër të Qeverisë së Serbisë do të fliste kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan b92.

Tash tri ditë Serbia vazhdon të hedh akuza të ashpra ndaj Kosovës në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ku ka kërkuar që të pëfshihet edhe në hetim, por kjo u refuzuar kategorikisht nga Kosova, transmeton lajmi.net.

Në varrimin e të ndjerit morën pjesë qindra qytetare, përfshirë edhe ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ministra e figura të tjera të larta serbe, por jo edhe presidentit, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se do ta “nderojë” vendin ku u vra, para selisë se partisë së tij në veri të Mitrovicës

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button