🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,778 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -1.34% XRP $1.2539 ▲ +0.23% SOL $92.0300 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

QMK: Zjarri në Nikushtak ende jashtë kontrollit, pritet ndërhyrje nga ajri

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në afërsi të fshatit Nikushtak të Komunës së Likovës, ndërsa ekipet në terren po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e tij.

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, aktualisht ndodhet në terren, në fshatin Nikushtak, ku po koordinon nga afër masat dhe aktivitetet për përballimin e situatës.

Në terren po intervenojnë ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit të Kumanovës me tri automjete kundër zjarrit, ekipet e Pyjeve Nacionale, komandanti i Stacionit Policor në Mateç, pjesëtarë të policisë, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe banorë të fshatrave përreth.

Të gjitha ekipet po punojnë në mënyrë të koordinuar për vënien e situatës nën kontroll, si dhe për mbrojtjen e banorëve dhe pronave të tyre.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, në varësi të kushteve meteorologjike, gjatë ditës mund të realizohet edhe ndërhyrje nga ajri, me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit.

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, ka deklaruar se aktivitetet në terren po koordinohen drejtpërdrejt, ndërsa ekipet vazhdojnë me angazhim maksimal për parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, në raportin e mëngjesit për situatën me zjarret në vend, tha se zjarri në territorin e fshatit Nikushtak është jashtë kontrollit.

Sipas Angelovit, gjatë ditës së djeshme në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar edhe avionët „Air Tractor“, të cilët kanë hedhur gjithsej 81 tonë ujë.

Komuna e Likovës ka falënderuar të gjitha ekipet dhe qytetarët që po kontribuojnë në përballimin e situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.