⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

QSUT mban barrën kryesore të shërbimeve spitalore, me 40% të shtrimeve në rang vendi

Pothuajse 40% e të gjitha shtrimeve spitalore në Shqipëri përqendrohen në një institucion të vetëm, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa shumë spitale rajonale funksionojnë me nivele të ulëta aktiviteti. Përqendrimi i shërbimeve në pak qendra dhe përdorimi i ulët i një pjese të rrjetit spitalor janë ndër gjetjet kryesore të raportit të Bankës Botërore për financimin dhe efikasitetin e sektorit të shëndetësisë.

Sipas raportit, në vitin 2024 norma mesatare e zënies së shtretërve në spitalet publike ishte vetëm 43%, shumë më poshtë se standardi ndërkombëtar i efikasitetit prej rreth 85%. Ndërkohë, numri i shtretërve spitalorë u rrit në 8 mijë e 911, pavarësisht rënies së popullsisë.

Gjatë vitit 2024, në spitale u shtruan rreth 299 mijë pacientë, ndërsa numri i shtrimeve për 1 mijë banorë u rrit në 127, nga 99 në vitin 2019. Megjithatë, qëndrimet më të shkurtra dhe përqendrimi i pacientëve në disa institucione kanë bërë që një pjesë e shtretërve të mbeten të pashfrytëzuar.

Raporti evidenton se edhe shërbimet e specializuara janë të përqendruara kryesisht në QSUT. Aty kryhen 68% e ndërhyrjeve kardiake dhe 79% e operacioneve të kataraktit, ndërsa radioterapia dhe trajtimi me përshpejtues linear ofrohen vetëm në këtë qendër.

Banka Botërore rekomandon riorganizimin e rrjetit spitalor, konsolidimin e shërbimeve në qendra ekselence dhe ristrukturimin e spitaleve që mbeten me aktivitet të ulët, për të rritur efikasitetin dhe aksesin e pacientëve në kujdesin shëndetësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.