☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,970 ▼ -0.08% ETH $1,921 ▼ -0.1% XRP $1.0374 ▲ +0.03% SOL $76.5300 ▲ +2.09%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Kronika

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut Shkodër gjatë sezonit veror, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve. Kontrollet janë përqendruar veçanërisht te drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit, me fokus drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit, drejtimin pa leje, parakalimet e gabuara dhe shkeljet që lidhen me pajisjet e mjeteve.

Sipas Policisë Rrugore të Shkodrës, gjatë periudhës 30 korrik–6 gusht 2026, si rezultat i kontrolleve është arrestuar një drejtues mjeti, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, është pezulluar një leje drejtimi. Në të njëjtën periudhë janë vendosur 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Nga totali, 471 masa janë vendosur për drejtuesit që kanë qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 329 masa janë dhënë për ndalim ose qëndrim të gabuar.

Policia ka evidentuar gjithashtu 72 parakalime të gabuara, 57 raste të mosvendosjes së kaskës mbrojtëse, si dhe 28 raste të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit. Për shkelje të tjera të Kodit Rrugor janë vendosur edhe 266 masa administrative.

Policia bën me dije se do të vijojnë kontrollet në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, me përdorimin e mjeteve bashkëkohore të monitorimit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve në akset rrugore të Shkodrës është i shtuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.