🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,699 ▲0.37%
DOW 51,219 ▼0.26%
NASDAQ 27,010 ▲0.79%
NAFTA 90.98 ▲1.79%
ARI 4,182 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,117 ▲ +1.08% ETH $2,684 ▲ +0.2% XRP $1.5030 ▲ +1.18% SOL $119.5600 ▲ +1.34%
S&P 500 7,699 ▲0.37 % DOW 51,219 ▼0.26 % NASDAQ 27,010 ▲0.79 % NAFTA 90.98 ▲1.79 % ARI 4,182 ▲0.04 % S&P 500 7,699 ▲0.37 % DOW 51,219 ▼0.26 % NASDAQ 27,010 ▲0.79 % NAFTA 90.98 ▲1.79 % ARI 4,182 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama informon presidenten e KE-së për projektin e Zvërnecit: Do të rrisim transparencën me publikun

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka informuar presidenten e Komisionit Evropian për ecurinë e projektit të madh të investimit në Zvërnec.

Në konferencën e përbashkët Rama theksoi se së shpejti do të finalizohet studimi i thelluar mjedisor, ndërkohë që qeveria po merr hapa konkretë për të rritur transparencën ndaj qytetarëve shqiptarë.

Sipas kryeministrit, informimi i presidentes së Komisionit Evropian përfshin si përparimin e projektit, ashtu edhe masat e ndërmarra për ndërveprim më të hapur me publikun, duke përdorur mjetet e reja të teknologjisë.

“Dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes… ku tanimë së shpejti [vjen] studimi i thelluar mjedisor, po ndërkohë duke informuar hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së transparencës me publikun shqiptar dhe ndërveprimit të qeverisë përmes mjeteve të reja të teknologjisë. Do të ndezim pasqyrën e të gjithë dokumenteve dhe të gjithë procesit, gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, për projektin e shumëdiskutuar,” deklaroi Rama.

Sa i përket procesit të integrimit, kryeministri Edi Rama tha se se Shqipëria përgatitet të fillojë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti.

“Besoj se përsëri edhe këtë herë në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi.

Dua të konfirmoj edhe një herë publikisht vullnetin tonë të hekurt për të ecur përpara të gjitha punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve, përgatitemi për të filluar nga mbyllja e kapitujve, së shpejti, konkretisht para fundit të këtij viti dhe pastaj për të vazhduar intensivisht me një pjesë të konsiderueshme tanimë të hapur,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se vizita e Von der Leyen në Tiranë sjell përmbajtje pozitive për objektivat e përbashkëta dhe konfirmoi angazhimin e fortë të qeverisë shqiptare për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.