Ekonomia

Rama: Këtë vit mbyllim privatizimin e Albpetrol. Procesi transparent, gara e hapur

Kryeministri Edi Rama garantoi se viti 2015 do të jetë viti kur do të mbyllet procesi i privatizimit të shoqërisë Albpetrol. Kreu i qeverisë e bëri deklaratën në Samitin me temën “Albania Oils& Energy 2015’ ku ishin të ftuar investitorë të huaj.

Në-samitin-dy-ditor-për-energjinë-“Albanian-Oil-Gas-Energy-Summit-2015”-Foto-Agim-Dobi-2Rama garantoi gjithashtu se procesi për privatizim do të jetë transparent ndaj fto në garë gjithë të interesuarit.

“Ky do jetë viti i përfundimit të një procesi të stërgjatur privatizimi të shoqërisë Albpetrol për të cilën po përgatiten procedurat e dokumentave, por ky privatizim do jetë rezultat i një ndryshimi radikal në qasjen e kësaj shoqërie, shteti do të marrë të gjitha të drejtat që gëzon Albpetrol si një inerci shumë e largët dhe ndërkohë Albeptrol do të ndahet nga blloqet e mira të naftës që do të vihen në dispozicion të investitorëve”.

“Por padyshim që sidoqoftë mbetet një aset i vlefshëm dhe ne do sigurojmë që gjithë aktorët që tregojnë interes se do kenë një proces transparent dhe një garë ku do jenë të ftuar të gjithë të interesuarit”.

Rama e cilësoi Albpetrol si një hibrid që nuk mund t’i rezistojmë dot më kohës.

“Për ne qysh ditën e parë ka qenë e qartë se Albetrol është i një kohe të shkuar dhe një lloj hibridi që nuk i reziston dot kohës që vjen.”

Energjia

Kryeministri, Edi Rama tha se energjia është një sektor që qeveria e sheh si një nga burimet më të rëndësishme të rritjes “sonë ekonomike, ku kemi gjetur problematikën më të ndërlikuar, e nevojën emergjente për një ndërhyrje”.

Duke folur në punimet e samitit “Albania Oil, Gas e Energy 2015”, Rama deklaroi se rajoni ynë duhet të ketë ndërlidhje energjetike.

Rama tha se Ballkani ka rol vendimtar në diversifikimin e energjisë.

“Duhet te jetesojme reforma rrenjesore, investime te konsiderueshme dhe bashkepunimim dhe harmonizim te sektoreve”, tha Rama.

Kryeministri bëri apel për kompanitë serioze të vijnë dhe të investojnë në kërkimet e reja dhe në oportunitetet që Shqipëria ofron në sektorin energjetik.

Për “Albpetrol”, kryeministri tha se po përgatiten dokumentat e privatizimit të kompanisë, këtë vit. “Ky privatizim rezultat i një ndryshimi radikal në qasjen e kësaj shoqërie…Do të ndahet nga blloqet e lira të naftës që do vihen në dispozicion të investitorëve…Hibrid që s’mund t’i regjistrojë sfidës të kohës që vjen…Mbetet aset i vlefshëm…proces transparent, garë e hapur dhe konkuruese ku do të ftohen të gjithë të interesuarit”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës TAP është një mundësi unike për Shqipërinë. “Përkon me hapjen e një kapitulli krejt të ri për sektorin energjitik në vendin tonë dhe rajon…”, tha Rama, duke thënë se po zhvillohen programe për diversifikimin e burimeve energjetike në Shqipëri.

Rama tha se janë 150 mln USD që Banka Botërore ka dhënë për sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button