☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,360 ▲ +0.68% ETH $1,812 ▲ +1.5% XRP $1.1143 ▲ +1.19% SOL $78.5400 ▲ +0.82%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Kronika

Gruaja e ish-oficerit shqiptar, kërkon mbrojtje nga kryeministri italian

“Ne jemi të dënuar me vdekje, Italia duhet të na mbrojë”. Kështu është shprehur bashkëshortja e Fadil Memës, ish-oficerit shqiptar, të vrarë në Torino të Italisë, para pak ditësh.

Pamje nga vendi i vrasjes
Pamje nga vendi i vrasjes

E përditshmja italiane “La stampa”, e cila po e ndjek vazhdimisht këtë çështje shkruante dje se gruaja e 54-vjeçarit ishte shprehur se “përgjegjësit e vrasjes njihen prej 10 vitesh. Dora më dridhej sonte. Besoj se më kuptoni”.

Gazetarja italiane e vijon përshkrimin me fjalët, “Shtrëngon letrën e bardhë dhe has në vështrimin e fëmijëve. Merr frymë dhe thotë: Kjo është një letër nga një nënë dhe vejushë e mbërthyer nga dhimbja dhe do t’ia dërgoj Mateo Renzit dhe Sergio Matarelës. Do t’iu them se në mes të këtij horrori që po më shkatërron, gjeta kurajën dhe forcën për t’ju kërkuar ndihmë dhe mbrojtje për mua dhe 3 fëmijët e mi. Nëse kjo nuk ndodh, ata do të m’i vrasin, një nga një. Mafia shqiptare nuk njeh kufij, as ndaj nesh që jemi një familje intelektuale”.

Dy ditë më parë, Elton Mema, djali i ish-oficerit tha se vrasja e të atit u porosit nga familja Çapja në Elbasan, por nuk njihte vrasësit. Ai foli për “Repubblica”, për një histori vrasjesh, të nisura pas ekzekutimit të biznesmenit nga Elbasani, Sokol Çapja, në vitin 2005.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.