☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 86.68 ▼0.85%
ARI 4,824 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,593 ▲ +1.48% ETH $2,307 ▲ +1.28% XRP $1.4228 ▲ +1.11% SOL $85.2600 ▲ +1.28%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.68 ▼0.85 % ARI 4,824 ▼0.09 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.68 ▼0.85 % ARI 4,824 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Kina numëron çdo kinez në kohë reale, ne s’kemi regjistër as për shkencëtarët

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot që Samiti i Diasporës që do të organizohet për herë të parë dhe do të mblidhet në Tiranë, të mos jetë një institucion qeveritar, por t’u lihet në dorë protagonistëve të tij nga Shqipëria dhe Kosova.

Po ashtu, ai e ka konsideruar si “ulëritëse” që Akademia e Shkencave nuk ka një regjistër me emrat e shkencëtarëve shqiptarë në botë. “Në një kohë kur Kina në kohë reale, siç kontrollon hyrje daljet e çdo shtetasi kinez në botë”, tha ai. Ndër të tjera, Rama e hodhi propozimin në konferencën “Roli dje, sot dhe nesër i shkencëtarëve shqiptarë të diasporës në zhvillimin e vendit amë” organizuar nga Akademia e Shkencave.

“Ne duhet të bëjmë një hetim më të thellë se çfarë mund të përfitojmë si bashkësi shqiptare nga globalizimi e pikërisht nga urat e reja të bashkëveprimit, duke u fokusuar tek potenciali i mendjes që e kemi të shpërndarë dhe jo të përqendruar në një pikë. Dhe samiti i parë i diasporës synon të krijojë një parakusht që ju prej 11 vjetësh, që mblidheni në një forum, të mblidhen në një forum më të gjerë për të thithur, sintetizuar, prurjet e ideve,  opinioneve dhe të burimeve njerëzore që e krijojnë një ndërveprim të tillë. Në vizionin tim, Samiti duhet kthyer jo në një institucion qeveritar. Qeveria ka detyrën ta promovojë si institucion dhe shpresa ime është që ai institucion të merret në dorë nga vetë protagonistët dhe të kthehet nga një samit i organizuar nga qeveria në një samit të protagonistëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe për t’i dhënë sa më shumë liri veprimi dhe ndërveprimi dhe për të fituar sa më shumë nga shkrirja e kufijve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.