☁️
Tiranë 28°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,627 ▼0.14%
DOW 51,559 ▼0.42%
NASDAQ 26,407 ▼0.04%
NAFTA 97.08 ▼0.15%
ARI 4,392 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,010 ▲ +6.05% ETH $2,587 ▲ +5.4% XRP $1.3952 ▲ +7.51% SOL $110.6400 ▲ +9.97%
S&P 500 7,627 ▼0.14 % DOW 51,559 ▼0.42 % NASDAQ 26,407 ▼0.04 % NAFTA 97.08 ▼0.15 % ARI 4,392 ▼0.17 % S&P 500 7,627 ▼0.14 % DOW 51,559 ▼0.42 % NASDAQ 26,407 ▼0.04 % NAFTA 97.08 ▼0.15 % ARI 4,392 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Rama mbledh furnitorët: Ja për çfarë duhet “Pasqyra e çmimeve”

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të përgatitjeve për vënien në funksion të platformës së re digjitale “Pasqyra e Çmimeve”.

Platforma synon të krijojë një panoramë më të qartë mbi çmimet e produkteve dhe mënyrën se si ato formohen përgjatë gjithë zinxhirit, nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se një nga objektivat kryesorë është identifikimi i marzheve të fitimit në fazat e ndryshme të zinxhirit të furnizimit.

“Ne duam të kuptojmë marzhet që krijohen në zinxhirin e formimit të çmimit, që nga momenti i prodhimit deri te konsumatori i fundit, apo nga importi deri te konsumatori i fundit”, deklaroi Malaj.

Sipas tij, të dhënat do të ndihmojnë qeverinë të identifikojë fushat ku mund të ndërhyjë përmes politikave fiskale, me synimin për të lehtësuar barrën mbi konsumatorët. Paralelisht, analiza do të shërbejë për të kuptuar më mirë sektorët që përfshihen në zinxhirin e furnizimit dhe nëse marzhet e aplikuara janë të pajustifikuara.

Rama, nga ana tjetër, kërkoi angazhim konkret nga supermarketet dhe furnitorët për të marrë pjesë në fazën pilot të platformës dhe për të mundësuar transmetimin e të dhënave mbi çmimet.

Kryeministri tha se supermarketet duhet të dorëzojnë të dhëna të standardizuara për produktet, përfshirë barkodin dhe njësinë matëse, në mënyrë që çmimet të jenë të krahasueshme. Po ashtu, platforma pritet të përfshijë listën e dyqaneve dhe adresat e tyre, ndërsa çmimi i shfaqur duhet të jetë ai final për konsumatorin, përfshirë TVSH-në.

Një tjetër element që pritet të përcaktohet është shpeshtësia e përditësimit të çmimeve, si dhe mundësia që platforma të informojë konsumatorët kur një produkt nuk është në stok.

“Për qytetarin, ka ardhur koha të jetë shumë e thjeshtë, të shikojë, të krahasojë dhe të zgjedhë”, u shpreh Rama, duke argumentuar se konsumatori duhet të ketë akses në informacion të qartë mbi alternativat që ofron tregu.

Rama theksoi se iniciativa nuk synon përcaktimin e çmimeve apo kufizimin e fitimeve të bizneseve, por rritjen e transparencës në treg.

Në përfundim të takimit, kryeministri iu drejtua furnitorëve me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë”, duke shtuar se rritja e kostove për qytetarët mund të sjellë përballje të mëtejshme me bizneset.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.