⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.79 ▲2.72%
ARI 4,100 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,960 ▼ -1.8% ETH $2,409 ▼ -1.95% XRP $1.3303 ▼ -1.97% SOL $104.3400 ▼ -2.13%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.79 ▲2.72 % ARI 4,100 ▼1.2 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.79 ▲2.72 % ARI 4,100 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit nuk përmbahen ndaj Kryeministrit dhe kreut të opozitës

Mijëra qytetarë iu bashkuan këtë të hënë një proteste në Tiranë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, në Vlorë. Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit zhvilluan një aksion simbolik pranë Ministrisë së Brendshme, duke vendosur tela me gjemba për të kundërshtuar rrethimin e një pjese të zonës së Zvërnecit gjatë ditëve të fundit. Protestuesit iu referuan edhe incidenteve të raportuara mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të sigurisë private të kompanisë që pritet të realizojë investimin.

Përgjatë gjithë marshimit dhe gjatë qëndrimit para Kryeministrisë, dëgjoheshin thirrje kundër klasës politike. Një nga sloganet më të përsëritura ishte “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj opozitës.

Në protestë morën pjesë kryesisht të rinj, të cilët kërkuan më shumë transparencë për projektin në Zvërnec dhe shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.