🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.51 ▲1.49%
ARI 4,186 ▼2.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,178 ▼ -2.18% ETH $1,622 ▼ -2.73% XRP $1.1066 ▼ -4.07% SOL $63.4600 ▼ -3.83%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.51 ▲1.49 % ARI 4,186 ▼2.34 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.51 ▲1.49 % ARI 4,186 ▼2.34 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama në Elbasan: 10 herë më shumë investime në 6 vitet e fundit

Qytetarët e Elbasanit sot furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm, ndërsa është zgjidhur përfundimisht problemi i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve duke ndërtuar impiantin e djegies së mbetjeve me prodhim energjie.

Kështu deklaroi sot nga Elbasani Kryeministri Edi Rama, ku në një takim me banorët në kuadër të turit “Bashkia që duam” renditi disa prej arritjeve kryesore në këtë qark.

“Gjithçka kemi arritur të bëjmë për Elbasanin, nuk do të ishte e mundur pa Qazim Sejdinin, por nga ana tjetër Sejdini nuk do të bënte dot atë që ka bërë pa ne. Qazim Sejdini ka 12 vjet në krye të Bashkisë së Elbasanit, 6 vjet me Saliun, 6 vjet me mua”, tha Rama.

Duke iu referuar investimeve dhe projekteve që ka përfituar kjo bashki me secilën qeveri, Rama tha se “shifra është 10 herë më shumë në 6 vitet e qeverisjes socialiste”.

Kryeministri e konsideroi një premtim të mbajtur, atë të PS kur vinte të kërkonte vota në Elbasan se në 4 vite do të bënte më shumë për Elbasanin se sa në 28 vite bashkë.

“Për vite me radhë, të gjithë këtu në Elbasan, të majtë e të djathtë, socialistë e demokratë, në fshat apo në qytet, kanë vuajtur dy plagë të tmerrshme, plehrat në mes të qytetit që ngrinin një re të zezë në mes të qytetit kur digjeshin dhe mungesën e ujit. Në 4 vite ne zgjidhëm problemin e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve dhe bëmë që në vendin ku trajtohen mbetjet të prodhohet energji elektrike dhe po ashtu u dhamë qytetarëve të Elbasanit 24 orë furnizim me ujë. Është e vërtetë që jemi në kohën kur bota merret me inteligjencën artificiale dhe ne akoma flasim për ujë e plehra, por është po ashtu e vërtetë se bota nuk pati për 30 vjet Saliun”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.