☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,278 ▲ +1.65% ETH $2,304 ▲ +1.25% XRP $1.3873 ▲ +0.99% SOL $83.7700 ▼ -0.1%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Ekonomia

Rama në Korçë dhe Pogradec – 9 mln USD, unaza e Pogradecit. Mbi 9 mld Lekë, parku olimpik Korçë

Qeveria do të  investojë 9 milion dollarë për unazën  në Pogradec deri në lidhjen e saj me aksin nacional në Qafe Plloçë. Investim i do të nis në hyrje të Pogradecit nga Tirana dhe  vazhdon në gjurmën ekzistuese të Unazës së Madhe të qytetit.

Gjatë inspektimit të punimeve i shoqëruar nga zv/kryeministri Niko Peleshi Kryeministri Edi Rama siguron se ky projekt do të përfundojë pas 18 muajsh dhe do të përmbushë standardet bashkëkohore të infrastrukturës, duke lehtësuar edhe më shumë komunikimin mes qyteteve.

“Siç e thoni dhe ju vetë, ka 30 vjet që është copë-copë dhe faktikisht ju këtu sikur jeni 100 vjet larg Pogradecit, kështu që është e rëndësishme që kjo filloi. Për ne ka qenë prioritet që në fillim. Problemi është që gjërat duan pak kohë . Tani ka filluar. Për 18 muaj do të mbarojë  do të jetë me të gjitha standardet.”

Rama u ndal në parkun olimpik në Korçë dhe në qytezën e  fëmijëve, për të cilat  janë investuar mbi 9 miliardë lekë.

Teksa u njoh nga kryetari i bashkisë së Korçës  me ecurinë e punimeve, kryeministri thekson se një tjetër element që e bën këtë investim të rëndësishëm është tërheqja e madhe për turistët familjarë, vendas apo të huaj.

“Nuk është vetëm pjesa që ka të bëjë me qytetin dhe me fëmijët dhe me sportistët e qytetit, as pjesa që ka të bëjë me sportistët që mund të vijnë të grumbullohen, të ekipeve kombëtare dhe skuadrave të tjera të Shqipërisë ose të vendeve përreth Greqi, Maqedoni. Kjo për turizmin është fantastike, sepse i jep minimalisht një ditë më shumë familjeve që kanë fëmijë, që ta kalojnë në Korçë një vizitë afatshkurtër dhe për ata që vijnë për më shumë se një fundjavë, është një arsye që të thonë, fëmijët kemi ku i çojmë, se është një vend fantastik i vërtetë.”

Qyteti i Korçës brenda këtij viti do të ketë një qendër polifunksionale, ku do të vendoset godina e re e bashkisë, teatri, Galeria e Arteve dhe Biblioteka. Kjo qendër, një investim 400 milionë lekë. Sipas Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi  në shpërndarjen e investimeve në Korçë, është pasur kujdes të ruhet edhe trashëgimia kulturore.

1 Koment

  • shqip 22 May 2017, 12:40

    Rama-Berisha-Meta kunder Reformes ne drejetesi.Shqipetaret e dine kete por edhe SHBA BE e dine.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.