☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.69 ▲0.75%
ARI 4,410 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,366 ▲ +0.46% ETH $1,909 ▲ +0.88% XRP $0.9986 ▲ +0.83% SOL $76.8300 ▲ +2.11%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.69 ▲0.75 % ARI 4,410 ▼0.24 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.69 ▲0.75 % ARI 4,410 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama në Poloni për Konferencën e Rindërtimit të Ukrainës, do të pritet nga homologu Tusk. Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25 dhe 26 qershor në Gdańsk, me pjesëmarrjen e liderëve politikë, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga e gjithë bota.

Konferenca konsiderohet platforma më e rëndësishme ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, me fokus rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit pas dëmeve të shkaktuara nga lufta.

Gjatë qëndrimit në Poloni, Rama do të pritet nga Kryeministri polak Donald Tusk dhe do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës. Kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë gjithashtu një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të aktivitetit.

Punimet e konferencës do të fokusohen te sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike, logjistikën, si dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat konsiderohen elemente kyçe për procesin e rindërtimit të Ukrainës.

Në kuadër të vizitës në Gdańsk, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë europianë dhe ndërkombëtarë. Në axhendë është parashikuar edhe një takim me Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos.

Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me drejtues të kompanive të mëdha ndërkombëtare, veçanërisht nga sektorët e energjisë dhe investimeve, me synim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive të reja për zhvillim dhe investime.

Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës mbledh çdo vit përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare dhe sektorit privat, duke synuar mobilizimin e fondeve dhe projekteve për rimëkëmbjen ekonomike, sociale dhe infrastrukturore të Ukrainës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.