‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia
Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy gjatë protestës së të shtunës në Tiranë nga goditja e një plumbi gome, ka mbërritur në kryeqytetin italian ku po përgatitet për ndërhyrjen e specializuar kirurgjikale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë Vishkulli ka njoftuar mbërritjen në spitalin “San Carlo” të Romës, ku mjekët italianë pritet të kryejnë heqjen e trupit të huaj dhe restaurimin e syrit të majtë. I riu e ka cilësuar ndërhyrjen si një procedurë mjaft komplekse dhe të rrallë: “Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e rralla. Zoti baftë mrekulli”, ka shkruar ai krah fotos.
Ngjarja dhe dëmtimi i rëndë i Vishkullit kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa gjatë protestës së sotme në Tiranë studentët dhe qytetarët u solidarizuan me rastin e tij duke vendosur fasho mbi syrin e majtë.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.