Shqipëria U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, hyrje falas për tifozët në “Air Albania”
Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet nesër, më 13 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide, duke mbyllur kështu përgatitjet për takimin e radhës. Gjendja e ekipit paraqitet shumë e mirë, me të gjithë futbollistët në dispozicion dhe pa probleme fizike.
Kjo miqësore është një tjetër mundësi e rëndësishme për stafin teknik për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve dhe për të vijuar punën me grupin në kuadër të objektivave të Kombëtares U-21. FSHF fton të gjithë tifozët shqiptarë të jenë të pranishëm në “Air Albania” dhe të mbështesin nga afër kuqezinjtë në këtë përballje. Hyrja në stadium është falas!
Ndeshja Shqipëri U-21–Luksemburg U-21 luhet nesër, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.