🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.44 ▼0.47%
ARI 4,039 ▼1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,970 ▼ -1.34% ETH $2,061 ▼ -3.4% XRP $1.0605 ▼ -3.18% SOL $83.4700 ▼ -3.57%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.44 ▼0.47 % ARI 4,039 ▼1.83 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.44 ▼0.47 % ARI 4,039 ▼1.83 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Europa

Rama nga Parisi: Kosova është e pavarur, sa më shpejt Serbia ta kuptojë realitetin, aq më mirë për të

Kryeministri Edi Rama është pyetur në Paris, gjatë pjesëmarrjes në “Forumin e Paqes”, për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë bashkëbisedimit në “E ardhmja e përbashkët e Europës: Zgjerimi dhe brezi i ri”, kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri, Rama u shpreh se Shqipëria është përpjekur të nxisë paqen dhe bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira me fqinjët.

Sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se Kosova është një shtet i pavarur, i njohur nga shumë vende, dhe se nuk ka më kthim pas në këtë drejtim. Sipas tij, sa më shpejt që Serbia ta kuptojë dhe ta pranojë këtë, aq më mirë do të jetë për të.

“Jemi përpjekur për nxitjen e paqes me të gjithë në rajon dhe kemi qenë vend paqedashës. Ka disa gjëra që mund t’i zgjedhësh lirisht, por nuk mund t’i zgjedhësh kushërinjtë dhe fqinjët. Fqinjët janë aty ku janë dhe nuk ikin askund. Përpiqesh të shkosh mirë me fqinjët, sepse ndryshe gjen belanë. Jemi përpjekur të bëjmë gjithçka dhe në njëfarë shkalle kemi pasur sukses. Sa i takon çështjes Serbi-Kosovë, mbetet një pikëpyetje, sepse edhe në raport me BE-në dhe Serbinë duket sikur gjërat nuk janë më mirë. Ndërkohë, Kosova është shtet i pavarur, shtet që njihet nga shumë vende dhe nuk ka më kthim pas, në asnjë mënyrë, për ta kthyer në një fantazi të re serbe. Kështu siç e kam thënë gjithmonë, sa më shpejt serbët ta kuptojnë dhe ta shohin këtë si një fakt të jetës, aq më mirë do të jetë për ta, që të mos përndiqen më nga kjo fantazmë që nuk po i lejon të normalizohen plotësisht sa u takon marrëdhënieve në rajon”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.