🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.43 ▼0.48%
ARI 4,036 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,893 ▼ -1.3% ETH $2,058 ▼ -3.24% XRP $1.0614 ▼ -2.68% SOL $83.4100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.43 ▼0.48 % ARI 4,036 ▼1.9 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.43 ▼0.48 % ARI 4,036 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Politika

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

Ecuria e dosjeve hetimore të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka qenë në qendër të diskutimeve në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani. Gjatë analizës së tij, analisti Preç Zogaj u ndal veçanërisht te çështja e njohur si “Albanian Files”, duke e cilësuar atë si një zhvillim domethënës në hetimet e niveleve të larta.

Sipas Zogajt, “Albanian Files” përbëhet nga një përmbledhje projektesh të hartuara nga arkitektë të huaj me ftesë të qeverisë dhe kryeministrit, të cilët kanë studiuar territorin shqiptar për ndërtimin e resorteve turistike. Duke komentuar kalimin e çështjes në fazat e para hetimore, analisti nënvizoi rëndësinë e regjistrimit të saj.

Sipas tij, “regjistrimi gjithmonë është bashkëfillimi i punës. Regjistrimi tregon se do vazhdojë, do shkohet drejt hetimit. Dhe ky është hetimi i ri, në gjithë rendin e dosjeve që u paraqitën, kjo spikat”.

Analisti vuri në dukje rolin e drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë në promovimin e këtij koleksioni projektesh. Zogaj u shpreh se “bëhet fjalë për një aferë që nesër besoj do jetë hetim apo regjistrim-hetim, jo më në oborrin e qeverisë, por në zyrën e kryeministrit. Praktikisht kryeministri ynë e personifikon këtë aferë”, duke kujtuar se kreu i ekzekutivit e ka prezantuar këtë nismë me krenari edhe në vendet partnere.

Sipas Zogajt, ecuria e kësaj dosjeje tregon një standard të ri në zbatimin e ligjit. Ai nënvizoi se “SPAK-u edhe njëherë provon tani në majat e piramidës se askush nuk është mbi ligjin. Pra, askush mbi ligjin nuk është më një slogan. Është një realitet që mbështetet në hetimet e SPAK-ut”.

Në përmbyllje të analizës së tij, Zogaj sqaroi se hetimi pritet të prekë disa rrafshe komplekse, të cilat përfshijnë dëshmitë e vetë arkitektëve mbi mungesën e transparencës, ligjshmërinë e lejeve të ndërtimit, si dhe statusin e pronësisë mbi tokat ku janë planifikuar këto zhvillime.

Sipas tij, këto nuk ishin thjesht skica, pasi “projektet janë bërë duke studiuar gjithë hartën e Shqipërisë dhe të zonave turistike, nuk është se janë bërë disa vizatime, është vënë gishti, është caktuar vendi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.