☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,650 ▲ +0.81% ETH $2,494 ▲ +0.53% XRP $1.4070 ▲ +1.29% SOL $109.7900 ▲ +0.08%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Aziatike të Lidershipit në Korenë e Jugut, u shpreh se Koreja është një dëshmi e qartë se historia dhe kultura kanë rëndësi për zhvillimin dhe ripërtëritjen e një vendi.

“Koreja është dëshmi se historia ka rëndësi. I njëjti popull, e njëjta kulturë. Një Kore u shndërrua në simbol të ripërtëritjes përmes hapjes së demokracisë së qëndrueshme dhe inovacionit, ndërsa tjetra u kthye në emblemë të ferrit përmes sundimit të forcës dhe frikës”, tha Rama.

Ai bëri një paralelizëm me historinë e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë, gjatë një kapitulli të dhimbshëm, ka kaluar sfida të mëdha, por sot ndodhet në një rrugë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian.

“Përgjatë një kapitullit të dhimbshëm të historisë së saj, Shqipëria ishte Koreja e veriut të Evropës e megjithatë ajo sot po ecën në rrugën jo të lehtë por thelbësisht ndryshe.

Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi demokratik një rrugë drejt BE-së. Në rrugën tonë ne po tregojmë se institucionet demokratike mund të ndërtohen dhe kur historia thotë se është e pamundur. Një nga arsyet e vizitës sime në Seul është kjo. Kjo vizitë në Seul ka për qëllim të mësojmë nga shembulli i Koresë dhe të kujtojmë se lidershipi më i mirë kërkon guxim për të hyrë në arenë dhe imagjinatë për të ndërtuar ura”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.