☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama nga Shkodra: S’ka filxhan që e përmbys fatin e zgjedhjeve!

Kryeministri Rama nga Shkodra në kuadër të turit “Bashkia që duam” ka folur për situatën politike në vend, si braktisja e parlamentit nga opozita dhe protestat.

“Keni parë ju që deputetët të ikin vetë dhe të bëjnë sherr që të hyjnë prapë. Vijnë rrinë të gardhi e thonë pse na hidhni gaz lot sjellës, pse bën batuta.

Dy vjet si sot e kisha Lulin poshtë penxheres te puna, në çadër. E gjithë historia ishte nuk futemi në zgjedhje, s’duam Edi ramën, donin republikën e re. Si përfundim u dorëzuan të gjithë edhe amerikanët, vetëm unë jo. Iu luta Lulit, sa nuk i jam lutur njeriu në jetën time, sa ai mori gjithçka donte.

Edhe i thashë të shkojmë në zgjedhje kush humb, e kush fiton. Ramë dakord, u bënë zgjedhjet, të qeta. Faji im është që demokratët erdhën te unë?

Tani sa vijnë zgjedhjet prapë, filloi prapë.

Pse këtë punë kam unë? Tani është bërë bashkë dhe me fallxhoren, edhe bëjnë përpara. Beson atë, ça t’i them unë asaj, e ka parë në filxhan ajo që do ketë zgjedhje të parakohshme.

Por zgjedhjet janë në 30 qershor, ata nuk u regjistruan, të bëjnë si të duan. Por ne do e marrim bashkinë e Shkodrës. S’ka filxhan që e përmbys fatin e zgjedhjeve që e vendos populli me votën e vetë. Nuk ka!”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.