☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.77 ▼0.88%
ARI 3,942 ▼1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,869 ▼ -1.33% ETH $2,020 ▼ -1.51% XRP $1.0359 ▼ -2.01% SOL $82.1200 ▼ -2.05%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.77 ▼0.88 % ARI 3,942 ▼1.47 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.77 ▼0.88 % ARI 3,942 ▼1.47 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama për RTSH: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është parashikuar të jetë vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s, i cili, nëse do të zhvillohet në vitin 2028, do të mbahet në Tiranë. Deklaratën kreu i qeverisë e bëri gjatë një prononcimi për mikrofonin e RTSH-së nga Dublini, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e nëntë të Komunitetit Politik Europian. Rama bëri të ditur se ende nuk ka një dakordësi mes vendeve anëtare të NATO-s lidhur me datën e zhvillimit të samitit të ardhshëm, duke përjashtuar si mundësi vitin 2027.

“Shqipëria është parashikuar si vendi i ardhshëm pritës i Samitit të NATO-s. Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët për datën se kur do të zhvillohet samiti”, u shpreh kryeministri.

Më tej, ai theksoi se nëse samiti i radhës do të organizohet në vitin 2028, atëherë Shqipëria do të jetë vendi organizator.

“Me siguri jo në vitin 2027. Nëse do të ketë një samit në vitin 2028, atëherë ai do të mbahet në Tiranë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim”, deklaroi Rama për RTSH-në.

Pjesëmarrja në samitin e nëntë të Komunitetit Politik Europian në Dublin vjen në një moment kur siguria e kontinentit dhe bashkëpunimi mes vendeve europiane janë ndër çështjet kryesore të diskutimit. Gjatë qëndrimit në Dublin, kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime me drejtues të institucioneve europiane dhe homologë të tij. Në agjendën e takimeve përfshihen edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, si dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Në fokus të diskutimeve të samitit janë siguria europiane, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, përballja me kërcënimet hibride, siguria energjetike dhe zhvillimet e luftës në Ukrainë. Liderët europianë pritet të diskutojnë gjithashtu mbi mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit përballë sfidave të përbashkëta të sigurisë, ndërsa vijon mbështetja politike dhe ushtarake e vendeve europiane për Ukrainën.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.