🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,788 ▲0.29%
DOW 51,391 ▲0.31%
NASDAQ 27,284 ▲0.33%
NAFTA 91.60 ▲0.12%
ARI 4,211 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $83,062 ▲ +0.59% ETH $2,490 ▼ -1.67% XRP $1.3848 ▼ -1.37% SOL $110.0800 ▼ -2.26%
S&P 500 7,788 ▲0.29 % DOW 51,391 ▲0.31 % NASDAQ 27,284 ▲0.33 % NAFTA 91.60 ▲0.12 % ARI 4,211 ▲1.3 % S&P 500 7,788 ▲0.29 % DOW 51,391 ▲0.31 % NASDAQ 27,284 ▲0.33 % NAFTA 91.60 ▲0.12 % ARI 4,211 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama prezanton “Shkallën e Meritës”: Karriera në administratë të varet nga performanca. Mund të bëjmë sot atë kapërcim që deri dje dukej i pamundur

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot (9 tetor) nismën “Shkalla e Meritës”, pjesë e reformës për administratën, me synimin që avancimi në karrierë të lidhet me performancën dhe rezultatet e punonjësve.

Gjatë prezantimit, Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar përmirësime në reformën e administratës publike, duke iu referuar vlerësimeve të SIGMA-s, instrumentit që mat cilësinë dhe funksionimin e administratave publike.

Sipas kryeministrit, sfida kryesore mbetet garantimi i një administrate ku punonjësit vlerësohen për kontributin e tyre dhe ku performanca ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin profesional.

Rama tha se anketa e zhvilluar me nëpunësit civilë ka evidentuar pakënaqësi lidhur me mënyrën e vlerësimit dhe mundësitë për avancim në karrierë. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve mendojnë se përpjekjet dhe rezultatet në punë nuk bëjnë mjaftueshëm diferencë në vlerësimin e tyre, ndërsa mungojnë edhe pasoja për ata që nuk përmbushin detyrat.

“Transformimi i administratës është reflektuar në një sërë pasqyrash të një rëndësie të posaçme, ku shihet qartë që pozicionet e Shqipërisë sot nuk kanë asnjë lidhje me jo shumë vite më parë. Vetë Sigma që është instrumenti me të cilin BE mat cilësinë, nevojat, potencialin e administratave publike, ka rreshtuar Shqipërinë të parën në rajon për reformën e administratës publike dhe përmirësimet në administratën publike. Por përtej të gjitha indekseve është njeriu që kërkon nga administrata shërbim cilësor, akses në karrierë në administratë përmes meritës së tij.

Ne e kemi ndërmarrë këtë proces transformues të thellë, duke filluar nga “Besa”, duke kaluar nga “Pasqyra” e cila do të mbledhë të gjithë shtetin një vend të vetëm, sot kemi një komponent të ri që është “Shkalla e Meritës”. Baza është anketa e brendshme e nënpunësve civil të republikës, ku për herë të parë kemi patur një numër shumë të madh nëpunësish që kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me situatën në administratë dhe ambicien sesi administrata mund të jetë një hapësirë më e mirë për ta. Përtej përmirësimeve, rritjes së pagave, shumica dërrmuese e nëpunësve thonë se, se punon, se nuk punon, kjo duket sikur nuk ka rëndësi për sa ti vlerësohesh dhe rritesh në karrierë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “Shkalla e Meritës” është një komponent i ri i procesit të transformimit të administratës, krahas nismave “Besa” dhe “Pasqyra”.

Sipas Ramës, synimi është ndërtimi i një administrate ku konkurrenca e ndershme, përgjegjshmëria dhe vlerësimi mbi bazën e meritës të krijojnë më shumë mundësi për zhvillim profesional.

“Ajo që i bën edhe më negativ në vlerësim është që nuk ka pasoja negative në vlerësim për ata që nuk punojnë. Duke motivuar njerëzit përmes “meritës” dhe duke bërë “Meritën” element bazë brenda administratës si nxitës së konkurrencës dhe garancive se kur t’i troket për t’u bërë pjesë e shtetit ti do vlerësohesh për atë që je, ne mund të bëjmë sot atë kapërcim që deri dje dukej i pamundur. Por na duhet puna e përbashkët e të gjithëve për ta bërë realitet”, theksoi ai.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.