Rama: Respekt për “flamingot” që mbrojnë mjedisin, neveri për “sorrat” që janë shëmbëlltyrë e asaj opozite që nuk dihet ku është
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën në Tiranë, duke bërë një dallim mes atyre që ngrejnë shqetësime të sinqerta për mbrojtjen e mjedisit dhe atyre që, sipas tij, i përdorin këto çështje për të sulmuar çdo nismë zhvillimi.
Rama tha se ka respekt për “flamingot” që e frymëzuan dhe e ndihmojnë vendin në mbrojtjen e natyrës, ndërsa kritikoi ashpër ata që, sipas tij, sulmojnë çdo investim dhe përhapin dezinformim, duke i quajtur “sorra” dhe “korba”.
“Nga pasqyra e bulevardit, historia e flamingove është qartësisht e ndarë. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, ndërsa historia e sorrave, që kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shembëlltyrë me jashtënxjerrjen e opozitës që nuk dihet ku është, sepse nuk ka asnjë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.
Janë dy ekstreme që po sjellin më të keqen për vendin përmes sharlatanëve. Paketa e Maleve është historia e së ardhmes.
Shumë respekt për flamingot, që më kanë mësuar shumë dhe më kanë bërë të mendoj thellë, dhe refuzim e neveri për ata që janë sorrat dhe korbat e mbledhur të vendit, që ulërijnë dhe shajnë në korr dhe u duket se po ndryshojnë botën. Asgjë nuk po ndryshojnë ata dhe asnjë shans nuk do të kenë”, tha Rama.
Rama foli edhe për sulmet online që iu bë bizneseve përmes review-ve duke ulur yjet e tyre. Rama tha se “janë sorrat” e bulevardit që shkatërrojnë punën dhe djerswn e qytetarëve të tjerë.
“Paketa e Maleve do të jetë një histori suksesi. Me gjithë këtë klimë të rrjeteve sociale, shumë njerëz janë bërë viktima të sulmeve më të ulëta mbi gjakun dhe djersën e tyre. Janë sulmuar agroturizmat, bujtinat dhe sipërmarrësit që kanë investuar me punë. Ata janë Shqipëria reale e punës, ndërsa ka nga ata që flasin vetëm për lekët dhe nuk lënë gjë pa thënë për ata që i fitojnë me mund. Ata yje të agroturizmit dhe bujtinave u shuan për pak ditë nga sulmet, por u rikthyen dhe shkëlqejnë përsëri. Janë shëmbëlltyra e Shqipërisë që punon dhe krijon, ndërsa disa sorra dhe korba duan ta përmbysin këtë model”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.