☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,363 ▼0.89%
DOW 51,904 ▼1.6%
NASDAQ 24,582 ▼1.19%
NAFTA 84.79 ▲6.98%
ARI 4,069 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,986 ▲ +0.27% ETH $1,892 ▼ -1.15% XRP $1.0689 ▲ +0.33% SOL $73.2000 ▼ -1.55%
S&P 500 7,363 ▼0.89 % DOW 51,904 ▼1.6 % NASDAQ 24,582 ▼1.19 % NAFTA 84.79 ▲6.98 % ARI 4,069 ▼0.73 % S&P 500 7,363 ▼0.89 % DOW 51,904 ▼1.6 % NASDAQ 24,582 ▼1.19 % NAFTA 84.79 ▲6.98 % ARI 4,069 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Shqiptarët nuk mund të përdoren si “mish për top” në luftën kundër Trump

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e madh për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, të mbajtur në sheshin përpara Stadiumit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama foli për sfidat e zhvillimit të vendit, investimet strategjike, mbrojtjen e mjedisit dhe vizionin e Shqipërisë për të ardhmen.

Ai theksoi nevojën për debat demokratik, por kundërshtoi paragjykimet ndaj projekteve të mëdha zhvillimore, duke u shprehur se Shqipëria është futur padrejtësisht në mes të një lufte politike kundër Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

“Në fund, më lini të kthehemi te ne. Jemi në një moment kur ajo që po ndodh me shumëkënd që nuk del në protestë apo që nuk e mbështet atë protestë për ndonjë parti të vjetër, të re apo edhe në bark të bulevardit, fatkeqësisht po krijon një lloj sakëlldie ndaj nesh. Kjo duhet të na shqetësojë ne, prandaj zgjedhjet e radhës në parti duhet t’i ushqejmë me një proces të ndershëm për ata njerëz që kanë nevojë të shohin një perspektivë të qartë, të cilën e ka vetëm Partia Socialiste.”

Rama e cilësoi investimin në Zvërnec si më të madhin në historinë e Shqipërisë, duke thënë se vendi nuk ka luksin ta refuzojë. Ai shtoi se natyra nuk mbrohet duke mbajtur një vend të varfër, por duke e zhvilluar me kujdes.

“Ky është investimi më i madh që i ka ardhur Shqipërisë në historinë e saj dhe ky vend nuk e ka luksin, kurrsesi, ta refuzojë. Natyrisht që për këtë investim ka vend për debat dhe vigjilencë; kjo është e drejtë dhe demokratike. Por ajo që nuk është e drejtë dhe nuk është e tolerueshme është që sa herë guxojmë të kemi një ambicie të madhe, ajo shpallet krim para se të projektohet, sapo thuhet, sapo artikulohet. Natyra nuk mbrohet duke mbajtur një vend të varfër. Sfida jonë është të respektojmë dhe të mbrojmë natyrën duke u zhvilluar. Ne nuk jemi budallai i lagjes.”

Duke iu referuar reagimeve ndërkombëtare, Rama tha se ato nuk lidhen me mjedisin, por me politikën amerikane.

“Një përplasje mes të mëdhenjve nuk është puna jonë. Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do të kishte thënë diçka për Rrjollin. Këtu fjala nuk është për flamingot, Zvërnecin apo ndonjë gjë tjetër, por për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata nuk mund t’i përdorin shqiptarët si ‘mish për top’.”

Më tej, Rama përmendi reagimin e senatorit amerikan Bernie Sanders, duke thënë se interesi i tij është lufta ndaj Trump dhe jo mbrojtja e natyrës në Shqipëri.

“A ka shqiptarë që mendon me mendjen e vetë, që nuk e ka kuptuar akoma që gjithë kjo lemeri në gjuhë të huaja në mbështetje të protestës, është projektimi i një lufte politike e ideologjike që nuk është lufta jonë. Nëse do të ishte bota kaq e ndjeshme sa senatorët amerikanë do kishin në zemër zogjtë dhe plazhet e Shqipërisë, do kishin thënë ndonjë fjalë për Rrjollin. Asnjë fjalë. Këtu fjala nuk është për mjedisin, por për presidentin e SHBA-ve. Kanë çfarë kanë të tjerët me Presidentin e SHBA-së, nuk mund ta importojnë në Shqipëri dhe nuk mund t’i përdorin shqiptarët si mish për top.”

Ndaj tha ai, Shqipëria ka nevojë për turizëm elitar dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke u mbështetur tek tradita e mikpritjes dhe respektit që shqiptarët kanë treguar historikisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.