☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.29 ▲0.03%
ARI 4,274 ▼1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,394 ▼ -2.1% ETH $1,741 ▼ -2.95% XRP $1.1855 ▼ -2.89% SOL $71.9100 ▼ -2.8%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.29 ▲0.03 % ARI 4,274 ▼1.84 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.29 ▲0.03 % ARI 4,274 ▼1.84 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Strukturë sekrete kundër krimit, ora e së vërtetës për lidhjet me politikën

Task Forca e ngritur pranë Policisë së shtetit do të nisë punën të hënën. Kryeministri Rama tha se misioni i saj do të jetë lufta kundër krimit të organizuar.

“Një pjesë e planit të këtij operacioni, “forca e ligjit”, s’do ndahet me askënd se do jetë sekret por do ndahen me partnerët ndërkombëtarë. S’do jetë sekret misioni I operacionit, për të çuar para drejtësisë elementët e grupet kriminale, si shënjestër e Task Forcës. Kjo do jetë ora e të vërtetës, edhe për marrëdhënien e krimit me politikë dhe politikës me krimin. Këtu do jemi, do e shohim, kush politikën e ka mjet për të mbrojt veten nga drejtësia. Jemi përgatitur seriozisht dhe kemi siguruar bazë të rëndësishme burimesh njerëzore, vendas e të huaj, për të çuar deri në fund këtë faze”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se kjo Task Forcë nuk do të kursejë asnjë.

“Epoka e të fortëve duke përfituar ndër vite nga prokurorë, gjykatës e shefash policie të kredhur në krim apo politikanë të shitur tek e keqja, do mbyllet. Në këtë vend do ketë vetëm një vend, për ata që janë mësuar të bëjnë përshesh ku kanë gjetur shesh. Aty do shkojnë të gjithë, kush më shpejt e kush më vonë. Mandate jonë I ri do mbyllet me disa suksese një ndër të cilët do jetë mbyllja e epokës së pandëshkueshmërisë, për kriminelët me patllake apo politikanë me kollare”, tha Rama.

Kreu i qeverisë zbuloi se këtë javë në kryeqytet do të mbërrijnë edhe të dërguarit e FBI amerikane, për të cilët pati një falenderim të veçantë, mes tyre edhe për ambasadorin Lu, me të cilin pranoi se jo gjithnjë është dakord.

“Faleminderit ne emër të çdo shqiptari që do shtet, drejtorit të FBI dhe të dërguarve të tij që vijnë këtë javë në Tiranë. Ambasadorit Lu me të cilin s’jam dakord gjithnjë, por mirënjohje për gjithçka bën për Shqipërinë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.