Politika

Rama takim me kryeministrat kroat dhe hollandez: Mbështetje për çeljen e negociatave

Çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për krejt rajonin.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Davos të Zvicrës një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri kroat e siguroi Kryeministrin Rama për mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama bisedoi me homologun kroat edhe rreth çështjes se Ballist Morinës, për të cilin kreu i ekzekutivit shqiptar kërkoi një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve kroate.

Kryeministri Plenkovic e siguroi Ramën se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Rama-Rutte: Çelja e negociatave, me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

Kryeministri Rama u takua gjatë forumit ekonomik të Davosit edhe me kryeministrin hollandez, Mark Rutte, me të cilin bisedoi mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button